LAJMI I FUNDIT:

Letërsia shqipe në Panairin e Librit në Lajpcig

Letërsia shqipe në Panairin e Librit në Lajpcig

Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në Panairin e Librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Përveç të ftuarve dhe programit të pasur me aktivitete, prezantohet dhe katalogu në anglisht me veprat dhe autorët që kanë fituar çmimet më të rëndësishme të vitit 2018.

Henrik S.G. me “Sonatë për gruan e një tjetri”, fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë, akorduar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë; Ardian Kyçyku me “Ati”, çmimi i autorit të vitit nga Akademia “Kult”; Virgjil Muçi me “Piramida e shpirtrave” , çmimi “Kadare” nga Fondacioni “MAPO”; Brajan Sukaj me “Ciklopi”, çmimi për krijimtarinë më të mirë të vitit akorduar nga Shoqata e Botuesve shqiptarë; Mitrush Kuteli (in memoriam) me “Përralla të moçme shqiptare”, çmimi i Bibliofilisë, akorduar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, janë përfshirë në katalog shkrimtarët, tok me Ridvan Dibrën, i nominuar për Çmimin Ballkanika me romanin “Legjenda e vetmisë” (roman i përkthyer në frëngjisht nga Evelyne Noygues) dhe Luljeta Lleshanakun, libri i së cilës “Negative space” ishte gjithashtu i përzgjedhur në pesë librat më të mirë për PEN Literary Award.


Për herë të parë në katalogun e autorëve janë përfshirë edhe dy përkthyeset më të suksesshme të vitit për përkthimet nga gjuha shqipe: Ani Gjika, përkthyesja e librit të Luljeta Lleshanakut dhe Evelyne Noygues.

Në trend Kultura

Më shumë
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

Kulture
XHUBLETA

XHUBLETA

Poezi
FRIKË

FRIKË

Poezi
Didaktikë historie

Didaktikë historie

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Shqipja e kërcënuar!

Shqipja e kërcënuar!

Analiza
Kalo në kategori