Ka nisur rrugëtimin “Trip to Albania“, platforma e vetme online në trevat Shqiptare, e cila pritet të jetë udhërrëfyesi mbi çdo informacion turistik në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në të gjitha hapësirat shqipëfolëse.
Në prezantimin e kësaj platforme, morën pjesë akterë të rëndësishëm të këtij sektori, ndër to edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ambasadori në detyrë i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani si dhe operatorë të ndryshëm turistik.
Ministri Klosi në fjalën e tij shprehu vlerësimin për krijimin e kësaj platforme, duke bërë thirrje që të pushohet shqip, për të shfrytëzuar të gjithë potencialin turistik që kemi në trojet shqiptare.
“Duhet të shoqërohemi që të vizitojmë detin, por duhet të vizitojmë edhe bukuritë e bjeshkëve. Të vizitojmë bukuritë e Durrësit e të Vlorës, por operatorët turistikë duhet të shikojnë edhe Prizrenin dhe Prishtinën si një opsion, sepse lidhja është më e thjeshtë. Mundësitë i kemi shumë më të kollajshme dhe mundësitë i kemi shumë më të mëdha qe të bëjmë një turizëm mbarë shqiptar”, tha Klosi.
Ndër të tjera, ai tha se pasuria turistike shqiptare duhet të vitalizohet.
“Kjo është pasuri e madhe kombëtare. Kemi turizëm në të dy anët e bjeshkëve dhe kjo besoj është në përgjegjësinë tonë, administratorëve publik të flasim dhe të promovojmë turizmin shqiptar”, shtoi ai.
Gjithashtu Klosi ka thënë se kemi pasur nevojë për produkte si projekti i “Trip to Albania”.
Sipas tij, projekte si ky nxitin qytetarët të pushojnë shqip, të pushojnë në Prishtinë, Durres, Vlorë, Prizren, Pejë, etj., kudo ku kanë mundësi të kontribuojnë, pasi ata janë vërtet heronj të kësaj beteje ekonomike.
Nga ana tjetër ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi shprehu mirënjohje për krijuesin e kësaj platforme.
“Unë kam shumë bindje se në ballë të turizmit të Shqipërisë do të qëndrojë Kosova. Uroj që në Shqipëri të bëhet edhe më tepër një jehonë sa më e madhe edhe për turizmin malor të Kosovës jashtë mase i lakueshëm”, tha Minxhozi.
Ambasadori në detyrë i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se turizmi në të dy vendet shqipëfolëse duhet të rritet, pasi të dy vendet i kanë potencialet e veta turistike.
“Kosova e ka malin, Shqipëria e ka detin, prandaj që të dy vendet ofrojnë shumë për vizitorët dhe pushuesit në çfarë do stine të vitit”, tha Hasani.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i “Trip to Albania”, Azem Bujupi ka treguar rreth idesë për krijimin e platformës.
“Arsyeja e krijimit të kësaj platforme është shumë e thjeshtë. Fillimisht ne duhet të prezantojmë veten se kush jemi ne, për ata që duan të na vizitojnë. Duhet të prezantojmë tokën, traditën, mikpritjen, veshjen dhe gjithçka tjetër që neve na bën të jemi ata që jemi krenarë. Pjesa e parë e kësaj është ‘Know me’ të njihemi dhe pjesa tjetër “Taste me” më provo, më testo. Është komplet prezantimi i vijës bregdetare malore, Mal i Zi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë”, tha Bujupi.
Bujupi më tej ka treguar se platforma ka arritur në regjistrimin e materialeve mbi 4 mijë orë në Shqipëri, kurse në Kosovë 2 mijë orë sa i përket prezantimit të turizmit bregdetar dhe atij malor.
Sipas statistikave gjatë hulumtimit, ai u shpreh se hyrjet e turizmit malor në vijën e Austrisë dhe Zvicrës, janë më shumë se vija bregdetare dhe se shtetet për rreth.
“Në infrastrukturën e Kosovës, duhet të ndërhyhet në një zonë të tillë dhe një ofertë të tillë siç e ka Kosova është e papërjashtueshme që të shijohet nga çdo kush, si i Republikës së Shqipërisë dhe të tjerëve që dëshirojnë ta vizitojnë Kosovën”, shtoi ai.
Në përfundim, u bë edhe prezantimi komplet i platformës, se ku mund ta gjeni dhe si të njiheni me vendet më atraktive të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi, duke u njohur me historinë e tyre, traditat, zakonet, gastronominë, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çmimi i produkteve medicinale, SHDPFMFK shpreh shqetësim për efektet që do të ketë ligji: Në shumë raste detyron shitjen nën vlerën e furnizimit
KQZ: Deri më 5 shkurt afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Filipçe: OBRM-PDUKM po poshtëron punëtorët dhe ka ulur standardin e jetesës së qytetarëve
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, fadroma përplas për vdekje shoferin e kamionit
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake