Njëri nga rastet më të përfolura të terrorizmit në Kosovë në vitet e fundit, i njohur si rasti “Badovci”, është kthyer në pikën fillestare nga Gjykata Supreme e Kosovës.
Shkalla e tretë e drejtësisë në Kosovë ka gjetur se aktgjykimi dënues i Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit që vërtetoi këtë aktgjykim, kishin shkelje esenciale të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
Kësisoj, Gjykata Supreme ka pranuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruara nga mbrojtjet e të akuzuarve dhe ka kthyer rastin në rivendosje në gjykatën themelore.
Besnik dhe Enis Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj dhe Fehmi Musa ishin dënuar në korrik të vitit të kaluar me gati gjysmë shekulli burgim për akuza që lidhen me terrorizëm.
Ky aktgjykim i gjykatës themelore ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit të Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.
Të pakënaqur me këtë, avokatët mbrojtës i ishin drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë.
Gjykata Supreme e Kosovës përmes vendimit të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ka gjetur një varg shkeljesh në vendimet e dy gjykatave më të ulëta.
“Gjykata Supreme konstatoi se janë të bazuara pretendimet në kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë në të cilat ceken të metat e aktgjykimeve të kundërshtuara lidhur me paqartësitë e dispozitivit të aktgjykimit të shkallës së parë dhe me mosdhënien e arsyeve ligjore për elementet qenësore të veprës penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës.
Më tej në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se aktgjykimi për Rastin “Badovci” nuk tregoi si është përmbushur vepra penale.
“As nga dispozitivi i aktgjykimit, e as nga arsyet e aktgjykimit nuk mund të kuptohet se si është përmbushur-manifestuar përgatitja e veprës penale nga pika1.7 e neni 135 të KPK-së, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, apo nga neni 365 të KPK-së, apo zjarrvënia nga neni 334 pika 7 të paragrafit 1 të nenit 135 të KPK-së. Këto elemente duhet të përmbushen në mënyrë kumulative”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës.
Përpos kësaj gjetjeje, Gjykata Supreme vuri në dukje se nuk janë plotësuar as elemnete të tjera të veprës penale të terrorizmit.
“Nga neni 144 par 4 i KPK-së, rrjedh se ‘kushdo që me qëllim të kryerjes së një apo më shumë veprave terroriste nga ky kapitull, dërgon apo bartë grupe të armatosura, pajisje ose burime tjera materiale në ose jashtë Kosovës, dënohet me 10 deri në 20 vjet burg’. Në rastin konkret në dispozitivin e aktgjykimit nuk ceket se të dënuarit kanë ndërmarrë ndonjërin prej veprimeve të cekura në këtë dispozitë ligjore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.
Krejt në fund, Gjykata Supreme e Kosovës kërkon që në shqyrtimin gjyqësor që do të mbahet në gjykatën themelore duhet të nxjerren konkludimet për ekzistimin e secilit element qenësor të veprave penale për të cilat të dënuarit akuzohen.
“Sidomos duhet të arsyetohet qëllimi i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm apo zjarrvënies dhe qëllimi i dërgimit të grupeve të armatosuara, pajisjeve, burimeve tjera materiale në ose jashtë Republikës së Kosovës me qëllim që ligji penal të aplikohet në mënyrë të drejtë”, urdhërohet në vendimin e GJykatës Supreme.
Në këtë rast të akuzuar ishin Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi.
Sipas aktakuzës, të pesë të akuzuarit në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.
Grupi, sipas prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.
Në korrik të vitit të kaluar Besnik Latifi ishte dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht