Sot (e martë) është ndarë nga jeta një 44-vjeçar nga Skenderaj, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi deputetja e Kuvendit të Kosovës me prejardhje nga i njëjti qytet, Blerta Deliu-Kodra.


E duket se i ndjeri Faton Hoti, ka qenë mik i afërt edhe me këngëtaren e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, e cila ka reaguar pas vdekjes së tij.

Këngëtarja nga Drenica publikoi në InstaStory një imazh të të ndjerit, duke shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shokut të saj të klasës.

“Ah Faton, shoku im i klasës na e këpute shpirtin. Ishe pika e djalit bre Faton”, ka shkruar Leonora në InstaStory.

leki 1

Kujtojmë që kohëve të fundit nuk janë të pakta vdekjet e personave në moshë të re nga coronavirusi, në nivel vendi.

Vetëm të martën u shënuan 26 vdekje nga COVID-19 dhe plot 1383 raste të reja të infektimit. /Telegrafi/

Laboratoret per COVID 19 ne IKSHPK foto Ridvan Slivova 69