LAJMI I FUNDIT:

Leon Zenuni, 5-vjeçari që bën akrobacione me motor (Video)

Leon Zenuni, 5-vjeçari që bën akrobacione me motor (Video)

Që nga mosha tre vjeçare kishte filluar me këtë sport, madje edhe atëherë kur këmbët nuk i preknin frenat. Është vetëm pesë vjeçar, dhe ka një dashuri të madhe për motorin.

Sot, ai zotëron shumë mirë atë, pa asnjë lloj pengese.


Është ky Leon Zenuni, nga qyteti i Vitisë, i cili është i pasionuar pas këtij sporti. Ai ka thënë se kur të rritet, dëshiron të bëhet motoristi më i mirë në vend.

“Jam Leoni dhe kam pesë vjet. Më pëlqen shumë motori. Shkoj në shkollë. Motorin ma ka blerë baci. Dua të bëhem motoristi më i fortë…”, shprehet vogëlushi i talentuar Leon Zenuni.

Më motorin e tij të verdhë, bën akrobacione tërë ditën, madje nuk i pengon as bora.

Dashurinë për këtë lloj sporti si duket e ka trashëguar nga gjyshi i tij, Emin Zenuni.

Ai ka thënë se dëshiron që një ditë Leoni të ndjekë ëndërrën e tij, që ai nuk mundi ta realizonte.

“Djali im i madh që tashmë është në Gjermani, i grahi pak kohë motorit. I thashë këtij nipit eja të mësoj unë motorin. Atij nuk iu deshën më shumë se dy orë që të mësoj të vozitë vet motorin. Nga ajo kohë nuk ia kamë ndalur çelësin. Vetëm se nuk e kam lënë në qytet të del me të nga frika e ndonjë aksidenti. Është shumë talent. Edhe unë kamë pasur pasion motorin“, shprehet për RTV Dukagjinin, Emin Zenuni.

Ai që i ka qëndruar cdoherë pranë, është babai Irfan Zenuni.

Por, edhe pse përkrah dëshirën e tij prej motoristi, ai  ka thënë se ai dëshiron që Leoni kur të rritet,  të bëhet futbollist.

“Ka filluar prej dy vitesh të vozitë motorin. Dëshira ime është që ky të bëhet futbollist, por djali e ka hobi motorin. Nuk ia kemi prishë asnjëherë. Dëshira e tij është edhe në çerdhe të shkoj me motor, por nuk e kemi lejuar”, shprehet babai i Leonit, Irfan Zenuni.

Çdo herë i buzëqeshur, Leoni i vogël, mbi motorin e tij të madh, pa u lodhur fare sillej rreth oboorrit të tij, duke shfaqur kështu dashurinë e madhe dhe ëndërrën e së ardhmes. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori