Leonardo DiCaprio duket se beson se më në fund do ta fitojë çmimin Oscar.

Hamshori hollivudian është nominuar me filmin “The Revenant” për të pestën herë në kategorinë Aktori më i mirë në rol kryesor dhe është favorit për ta fituar statujën.


“Pas shumë e shumë vitesh punë të madhe, kjo është përmbyllja e të gjithave”, ka thënë Leo në intervistën e tij në tepihun e kuq.

“Ndihem i bekuar që mund të bëj filma të këtillë”, ka shtuar ai.

Për ta fituar Oscarin, DiCaprio duhet t’i mposhtë këta konkurrentë: Bryan Cranston (“Trumbo”), Matt Damon (“The Martian”), Michael Fassbender (“Steve Jobs”), Eddie Redmayne (“The Danish Girl”). /Telegrafi/