LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen tre polic gjatë përleshjes me emigrantët

Lëndohen tre polic gjatë përleshjes me emigrantët

Tre polic janë lënduar dje gjatë përplasjes me emigrantët në kufirin Maqedoni-Greqi, mes pjesëtarëve të MPB-së dhe një grup të emigrantëve që tentuan të kalojnë kufirin me dhunë, konfirmohet nga MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Policët menjëherë janë dërguar në qendrën mjekësore të Gjevgjelisë.


Më herët, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë grupin e refugjatëve.

Mediat greke shkruajnë se një pjesë e refugjatëve kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të thithjes së gazit lotsjellës që ka hedhur policia e Maqedonisë. /Telegrafi/