LAJMI I FUNDIT:

Lëndë narkotike te nxënësit e Maqedonisë, dukuri shqetësuese

Lëndë narkotike te nxënësit e Maqedonisë, dukuri shqetësuese

Kohëve të fundit, buletinet policore janë të mbushura me persona të mitur të kapur me lëndë narkotike. Kjo dukuri është tejet shqetësuese, ndërsa sipas psikologëve ndër faktorët kryesor të devijimit të fëmijëve është pikërisht mungesa e kujdesit prindëror. Ata thonë se prindërit duhet të jenë shokë me fëmijët dhe të shtojë kontrollin mbi ta, thotë psikologia Nora Kasa Vejseli.

“Një e re apo i ri nëse do ishte në kushte normale të jetës nuk do tentonte që problemet t`i zgjedh përmes kësaj rruge. Padyshim se duhet të shtohet kontrolli i prindërve, duke filluar nga ajo se, çka mban në çantë fëmija që shkon në shkollë, kur kthehet nga shkolla çka ka në çantë dhe gjithçka të jetë në kontroll. Prindërit duhet të jenë sa më shumë shokë e shoqe me fëmijët e tyre, të bisedojnë lirshëm për çdo problem që ta di se ka mbështetjen e familjes. Mos ti bëhet shokë një person i huaj që pastaj ia sheh sherrin”, tha Nora Kasa Vejseli, Psikologe.


Sociologët thonë se devijimi i fëmijëve fillon që nga shkolla fillore. Sipas tyre gjatë kontrolleve të çantave të tyre në shkolla në të shumtën e rasteve janë gjetur edhe armë të ftohta.

“Tre ditë kam bë kontroll, dhe jo për ti frikësuar fëmijët por gjetëm celularë. bokse hekuri, cigare kondak, tek vajzat gjetëm grim, por ajo s`është gjë, megjithatë vendosëm me kujdestarët e klasave që të bëjmë sa më shpesh kontrolle, sepse duke shikuar rrugën kah janë nisur ca fëmijë, kjo shkon në keq e më keq, andaj do bëjmë shpesh kontrolle pa e ditur ata”, deklaroi Mukadesa Kral, Sociologe.

Rasti i fundit i kapjes së përdoruesve dhe shitësve të drogës, që u realizua nga SPB Tetovë, rezultoi me ndalime të nxënësve në disa shkolla. Aksioni më i madh u zhvillua në shkollën e mesme të mjekësisë, ku u kapën disa nxënës, ndërsa muaj më vonë u përjashtuan nga shkolla. Tronditës është fakti se, në mesin e pesë nxënësve shitës të narkotikëve ishte edhe një e mitur në vitin e parë të mjekësisë. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori