LAJMI I FUNDIT:

LEN propozon Abdush Demirin për anëtar në KSHZ

LEN propozon Abdush Demirin për anëtar në KSHZ

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “Lidhja Europiane për Ndryshim” njofton se e kanë propozuar Abdush Demirin si anëtar i tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Nga LEN thonë se kryetari i Kuvendit pas mbledhjes së mbajtur të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, më 13.12.2023, kur u verifikuan kandidaturat e konkursit publik për anëtar të KSHZ-zë, më 14.12.2023 kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në vend që të u dërgojë letër vetëm atyre, pra partive opozitare shqiptare, ai letrën për të propozuar kandidatë e ka dërguar edhe te dy parti të tjera, që janë formuar së fundi.


“Sipas asaj që kërkohej në letër, por edhe konform detyrimit që e përcakton Kodi Zgjedhor, ne e kemi njoftuar kryetarin e Kuvendit se kandidati ynë për anëtar të KSHZ-së është Abdush Demiri, ndërsa unë – si koordinatore – ia kam nisur kryetarit të Kuvendit edhe një letër, në të cilën ia kam rikujtuar se partitë e vetme opozitare sipas definicionit të nenit 2, paragrafi 10, i Kodit Zgjedhor, janë
AlternAtivA dhe Lëvizja Besa, si parti që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare”.

“Me këtë rast ia kam tërhequr vërejtjen që të pushojë me lojërat e ulëta për ta sabotuar një të drejtë ligjore që i takon opozitës shqiptare, se le që nuk i ka hije as atij, për shkak të pozicionit që e ka dhe pozicionit që e synon, por ky është edhe një turp për demokracinë dhe në përgjithësi, për pluralizmin politik”, thonë nga LEN.

Ata kërkojnë mbështetje nga aleatët ndërkombëtarë, veçmas na misioni OSBE-ODIHR, Misioni i BE-së në Shkup, si dhe Ambasada e SHBA-së, që të marrin masa për të garantuar zgjedhje të drejta dhe demokratike.

“Nëse ky sabotim vazhdon dhe ky anëtar i KSHZ-së i jepet ndonjë partie satelite, që e ka formuar BDI-ja së fundi ose kjo zgjedhje sabotohet që vendi i anëtarit tonë të mbetet vakant, atëherë le t’ia ndalojnë opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje njësoj siç bënte Jugosllavia e JNA-së së Xhaferi. Por, nëse thonë se e kanë pranuar demokracinë, duhet të mësohen se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka Kod Zgjedhor që e përcakton se si krijohet përbërja e tij me anëtarë të partive të pozitës dhe të opozitës”, thonë nga LEN.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori