LAJMI I FUNDIT:

LEN: Çashka, dëshmia se BDI e LSDM janë anti shqiptarë dhe anti europian

LEN: Çashka, dëshmia se BDI e LSDM janë anti shqiptarë dhe anti europian

Lidhja Evropiane për ndryshim e cilëson si skandaloze, komuniste dhe diktatoriale gjithçka që po ndodh lidhur me paralelen shqipe në Çashkë. Partitë opozitare shqiptare kërkojnë që BDI të shfrytëzojë kompetencat për të ndërmarrë masa. LSDM-së I kujtojnë konceptin shoqëri e barabartë dhe i bëjnë thirrje të mos sillet, siç thonë, me dyfytyrësi, ndërsa ftojnë edhe OBRM-PDUKM-në që të mos bëjë nxitje për protesta dhe thirrje nacionaliste.

“Kjo që ndodh me paralelen shqipe në Çashkë është skandaloze, komuniste dhe diktatoriale, njejtë si në kohën e Jugosllavisë dikur, e si tani në Rusi e Serbi. Në këtë mënyrë, shqiptarëve vetëm në ish-Jugosljavinë e Karagjiqit e të Millosheviqit nuk u është mundësuar mësimi në gjuhën shqipe. E për fat të keq, shumë politikan në pushtet, si maqedonas por edhe shqiptarë, burojnë nga shkollat politike dhe shërbimet e ish-jogosllavisë, të cilët sot bashkëpunojnë ngushtë edhe me Vuçiqin.


Mjaft ishte! Lidhja Europiane për Ndryshim, kërkon nga Ministri i Arsimit i cili bashkë me zëvendësministrin janë kuadër të BDI-së, që të mos qahen nëpër intervista sikur të ishin qytetarë të thjeshtë por urgjentisht ti shfrytëzojë kompetencat dhe të ndërmarrë masa efikase për zgjidhjen e problemit.

I bëjmë apel LSDM-së që mos të vazhdojë dyftyrësinë e saj, siç e bën me dekada. Nga njëra anë shet konceptin shoqëri të barabartë për të gjithë, a nga ana tjetër nxjerr deputetët e saj në protesta kundër paraleleve shqipe. Sepse në këtë situatë ku deputetët e saj janë pjesë e thirrjeve shoveniste kundër arsimit shqip, është tregues që Maqedonia e Veriut nuk ecën përpara por po kthehet në ish-Jugosllavi, ose në Serbi tek miku i Kovaçevskit dhe Ali Ahmetit, Aleksandar Vuçiq.

Kërkojmë nga OBRM-PDUKM dhe nga kryetari i komunës, mos të nxisin qytetarët dhe prindërit për protesta dhe thirrje të tilla nacionaliste.
Nuk duhet të gënjejë askush se po përpiqen për barazi etnike, kur nxisin dhe shtojnë veprimet shoveniste. Askush nuk ka të drejtë të shes ide madhore si kryeministri shqiptar, kur në fakt shqiptarëve ende iu cenohet mësimi në gjuhën shqipe. Shqiptarët nuk kanë nevojë për kukulla të korruptuara, por për liderë që e duan popullin e tyre dhe kanë vizion pro-evropian”, thuhet në kumtesën e LEN.

Nga atje shtojnë se kjo është BDI, vasalja e LSDM-së, e cila me Ministër dhe Zëvendësministër, ska aftësi të hap asnjë paralele shqipe, u shkurton fondet shkollave në komunat shqiptare dhe investon në Kazino dhe Bastore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori