Lëkundje toke janë regjistruar pak më parë në vendin tonë.

Lëkundjet janë ndjerë si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.7 (që në fillim u raportua të ishte 6), që ka goditur Greqinë pak më parë.

Si pasojë dridhjet e tokës janë ndjerë deri në vendin tonë, ku qytetarë të shumtë nga qytete të ndryshme raportojnë se i kanë ndjerë dridhjet e tokës.


Raportohet se tërmeti i fortë është ndjerë edhe në vende të tjera fqinje me Greqinë, ndërsa lajmërohet se goditje të tilla do kenë vazhdimësi.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Greqi janë regjistruar disa lëkundje toke që nisën që pas tërmetit të mesditës me magnitudë 6.2.

Video të shumta bënë xhiron e mediave greke duke treguar çastet e para të panikut kur tërmeti ra vetëm 14 km në veri të Larisës./tch