Nga: Giorgio Gaber
Përktheu: Beti Njuma
Pas vitesh reflektimi mbi mundësitë e shumta që ka një shtet për t’u organizuar, kam arritur në përfundimin se demokracia është sistemi më demokratik që ekziston. Pra, ekziston demokracia, diktatura dhe kaq. Vetëm dy sisteme. Unë besoja se ekzistonin më shumë. Ka pasur diktaturë në Itali dhe ata që e kanë parë e dinë se çfarë është, të tjerët duhet të kënaqen se kanë parë vetëm demokracinë. Fundja, si mund të mos jemi demokratikë në ditët tona?
Fjalori thotë se “demokraci” do të thotë “pushtet për popullin”. Shprehja është sugjestive dhe poetike. Por, çdo të thotë: pushtet për popullin? Si arrihet? Kjo nuk është e shkruar në fjalor.
Megjithatë, dihet se që prej vitit 1945, pas dy dekadave fashiste, populli italian fitoi më në fund të drejtën e votës. Kështu lindi “Demokracia përfaqësuese”, e cila pas disa modifikimeve gjeniale arriti deri aty sa ju të delegoni një parti e cila zgjedh një koalicion, që gjithashtu zgjedh një kandidat që ju nuk e dini se kush është dhe që po juve e delegoni për t’ju përfaqësuar për pesë vjet. Dhe, nëse e takoni, me të drejtë ai ju thotë: “Ju nuk e dini kush jam unë”! Ky është pushteti i popullit. Por, nuk është vetëm ky. Ka edhe forma edhe më shumë pjesëmarrëse.
Referendumi, fjala vjen, është një praktikë e “demokracisë së drejtpërdrejtë”, jo shumë praktike, përmes të cilit sekush mund të shprehë mendimin e tij për gjithçka. Vetëm se, nëse gjyshes sime i duhet të vendosë për korridorin rrugor Variante di Valico Barberino-Roncobilaccio, ajo në fakt ka disa vështirësi. Edhe për faktin është nga Venecia.
Fatmirësisht ajo duhet të thotë veç “Po” nëse do të thotë jo, dhe “Jo” nëse do të thotë po. Në çdo rast ajo ka 50 përqind të mundësive për t’i rënë në kokë. Një avantazh tjetër që demokracia i ofron gjyshes sime, pra popullit, është liria e shtypit. Në regjimet totalitare quhet “propagandë” dhe nuk mund ta dish kurrë të vërtetën. Në demokraci quhet “informacion”, që për të qenë sa më i qartë ka avantazhin e të qenit pluralist. Ne dimë gjithçka. Ne dimë gjithçka, por dimë edhe të kundërtën e gjithçkaje.
Demokracia nuk është armike e cilësisë. Është cilësia, armike e demokracisë.
Le ta zëmë, paradoksalisht, se një politikan është një njeri me cilësi. Le ta zëmë gjithashtu se ai dëshiron të qëndrojë në nivel sa më të lartë. Sa njerëz do ta ndiqnin? Pak, por që ia vlejnë. Jooo… në demokraci duhen numra dhe çfarë numrash! Duhet zgjeruar konsensusi që të jesh i pranueshëm për të gjithë. Duhet të përshtatesh. Dhe një përshtatje sot, një nesër … dhe “tak”, u ule. Pastaj është një tjetër që ulet ca më shumë, dhe … “tak-fak”, një tjetër ulje …
E kësisoj, kur të budallallepsemi të gjithë në të njëjtën mënyrë, demokracia do të jetë e përkryer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo