LAJMI I FUNDIT:

Lekaj takon Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Po qëndronin krenarë dhe të palëkundur

Lekaj takon Thaçin dhe të tjerët në Hagë: Po qëndronin krenarë dhe të palëkundur

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka bërë të ditur se ka vizituar sot ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin dhe të tjerët që po mbahen në  Hagë.

Lekaj, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se të gjithë pa përjashtim po qëndronin krenarë dhe të palëkundur se kjo është vetëm një sfidë e radhës ndër dhjetëra të tjera në këto tri dekada sfide, por të bindur se do të arrijnë ta ngritin në piedestal pastërtinë e luftës tonë për liri e shtet.

“Sot nga ora 9:00 deri në ora 16:00 kisha nderin dhe privilegjin e veçantë të takoja për orë të tëra miqtë e mi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucatin, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala”, ka shkruar Lekaj, transmeton Telegrafi.

“Një emocion i veçantë për mua të takoj sot në rrethana krejtësisht të pa logjikshme njerëzit, të cilët janë e kaluara e lavdishme, e tashmja shtet-ndërtuese dhe e ardhmja historike e Kosovës. Të gjithë pa përjashtim po qëndronin krenarë dhe të palëkundur se kjo është vetëm një sfidë e radhës ndër dhjetëra të tjera në këto tri dekada sfide sa do e pa drejt por të bindur se do të arrijnë ta ngritin në piedestal pastërtinë e luftës tonë për liri e shtet”, ka shkruar ai.

“Ndër shumë momente sot që më bën krenar ishte edhe takim i shkurtër me komandant Calin. I pathyeshëm dhe shumë i bindur që në fund do të dalë triumfues. Në fund të gjithë pa përjashtim më thanë t’ju përcjell urimet më të mira në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Sot më shumë se kurrë jam krenar që isha bashkëpunëtor i juaji në periudhat më të rëndësishme të popullit tonë për liri e pavarësi. Ne besojmë në lirinë tuaj dhe ju jam përjetësisht falënderues për gjithë kontributin e dhënë në të gjitha etapat e mbi të gjitha në këto momente që po mbroni luftën e drejtë të popullit tonë!”, ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori