LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Do ta përkrahim mocionin, kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi

Lekaj: Do ta përkrahim mocionin, kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj gjatë adresimit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se dashtë Zoti që Isa Mustafa të mos kthehet më në Kuvend.

Ai tha se qytetarët e vendit e kanë humbur edhe shpresën e fundit se në këtë vend mund të bëhet diçka.


“Kjo qeveri ka qenë ndër më të dobëtat”, tha Lekaj, duke shtuar se do të përkrahim fuqishëm mocionin e mosbesimit. /Telegrafi/