Iniciuesi i debatit për murin e Mitrovicës, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se nëse do të duhej të ndërtohej një mur, ai do duhej të ishte në kufi me Serbinë e jo në zemër të Mitrovicës.

“Vuçiqi dhe Daçiqi po tregojnë se janë mbi kokën e Millosheviqit. Kur e shikojmë këtë Qeveri të Kosovës, kuptojmë përse ato koka ndërtojnë mure, sepse nuk ka kush t’u dalë përpara”, tha Lekaj.


Sipas tij, AAK ka informata se aty po ndërtohet edhe një objekt i dyshimtë.

“Kjo mund ta kthejë një rrezik të madh për shtetin e Kosovës”, shtoi Lekaj. /KP/