LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Opozita po tallet me qytetarët, nuk kanë numra për rrëzimin e Qeverisë

Lekaj: Opozita po tallet me qytetarët, nuk kanë numra për rrëzimin e Qeverisë

Opozita ka shpeshtuar zërat për ngritjen e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Por këtë nismë nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, që njëherësh është edhe ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, po e vlerëson si joserioze.

Lekaj thotë se opozita po tallet me qytetarët, pasi që nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, madje thotë se nuk ka asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë.


Thotë se Haradinaj do të mbahet në mend për “vendimet e dobishme”.

“Opozita është munduar që prej ditës së parë ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj, por deri më tani nuk ka seriozitet, sepse as nuk i kanë numrat, as nuk kanë arsye. Mirëpo, unë i them opozitës, ju lutem mos bëni shaka me qytetarët. Nëse i keni numrat thirreni mbledhjen e jashtëzakonshme te Kuvendit, bëjeni mocionin dhe ne jemi të përgjegjshëm ndaj votës së qytetarëve dhe nëse e kanë shumicën ne pajtohemi. AAK-ja është serioze në punë e vet. Haradinaj ka qenë ndër kryeministrat që do të mbahet mend për vendimet e dobishme dhe trajtimin e temave që nuk janë trajtuar për 20 vjet”, tha Lekaj,  për EkonomiaOnline.

Vendimi për Ushtrisë, taksa ndaj prodhimeve serbe, vendimi për Trepçën, vendimi për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” dhe reforma në administratën publike, sipas nënkryetarit të AKK-së, kanë ndikuar që Kosova të duket shtet.

“Nëse e shikojmë tërë këtë punë të Qeverisë, ka ndryshime pozitive dhe për herë të parë mund të them se është ka i vjen era shtet Republikës së Kosovës, falë vendime të Kryeministrit dhe Qeverisë në përgjithësi dhe në këtë drejtim mendoj që nëse i shikojmë të gjitha këto nuk kemi asnjë arsye për shqetësim, por opozita nuk e sheh komplet punën tonë, ndoshta duhet me ua pru do syza që mund të shohin ma mirë punën dhe të mos e shohin vetëm zi. Ne po e kryejmë punën tonë dhe nuk na shqetëson fakti  i iniciativave, sepse po t’i kishin numrat kaherë kishim shkuar në shtëpi. Përndryshe nëse i kanë numrat mos të presin dhe ta qesim mocionin për rrëzimin e qeverisë në Kuvend”, thotë ai.

I pyetur për vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për largimin e zyrtarëve shtetërorë që kanë aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, Lekaj thotë se është partiak dhe se nuk e obligon AAK-në, e as partnerët e tjerë të koalicionit që ta bëjnë një veprim të tillë.

“Mendoj që veprimet janë të ndara sepse ai është kryetar i një partie  dhe nuk është marr vendimi në nivel të Qeverisë. Por sikur të ish marr vendimi në nivel të Qeverisë, kisha menduar ndryshe, pra ish dashur të respektohet çfarëdo marrëveshje që bëhet mes koalicionit. Është veprim ndaras dhe ai i sheh benefitet, apo dobësitë në partinë që e udhëheq dhe nuk jam ai që i komentoj. Por ne si AAK me liderin Haradinaj i kemi të ndara përgjegjësitë dhe nuk është marrë vendim në nivel të Qeverisë,  por janë procese të ndara”, tha ai.

Vendimi i Veselit thotë se do të ishte kredibil po që se do të kishte sistem të mirëfilltë drejtësisë.

Ndërsa shton se edhe AAK-ja në Kuvendin e Punës ka nënshkruar kodin e etikës, i cili parasheh që zyrtarët e saj të jenë të pastër dhe kredibil.

“Por a duhet, ne si Aleancë në Kuvendin e Punës kemi nënshkruar kodin e etikës që jemi të parët ndër partitë dhe do ta implementojmë me përpikëri që të kemi njerëz të ndershëm. Por ajo që vlen të theksohet këtë vend ka procese pulitke, kur të jesh në procese gjyqësore të drejta dhe pa përzierje të politikës mendoj që çdo ministër, apo çdo zyrtar nëse i ngrihet një aktakuzë duhet ta lirojë vendin. Por kur e sheh që në atë aktakuzë ka 90 për qind sulme politike se sa profesionale, atëherë me të vërtetë është vështirë sepse e keni parë që me një deklaratë pa u argumentuar fare këtë vend opozita dhe individ të caktuar të bëjnë hajn pa pasur asnjë argument”, tha ai.

Vendimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për largimin e të gjithë zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, është përkrahur edhe nga shefja e BE-së, e cila ka kërkuar nga partitë e tjera që ta marrin si shembull këtë veprim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori