Nënkryetarja e grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Katja Leikert e kritikon ashpër propozimin francez për zgjerimin. Në një deklaratë për DW ajo tërheq vëmendjen edhe për pasojat negative të tij.
Nënkryetarja e grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Katja Leikert, në një përgjigje dhënë Deutsche Welle-s është shprehur me kritika ndaj propozimit të qeverisë franceze për reformimin e procesit të zgjerimit.
“Është mirë që Qeveria Franceze po bën propozime konstruktive për procesin e zgjerimit të BE-së, por nuk mund të ketë një reformë të procesit të zgjerimit, në të cilën të gjitha hapat e zgjerimit do të kundërshtohen me veto, derisa të ketë një dakordësim, siç e ka bërë Macron në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, i tha Katja Leikert Deutsche Welles të martën në Berlin.
Qeveria Franceze ka shpërndarë javën e kaluar një propozim jozyrtar me disa pika për reformimin e procesit të zgjerimit. Ajo sugjeron që zgjerimi të bëhet për çdo kandidat në shtatë hapa. Dhe anëtarësimi të bëhet vetëm kur të jetë konsoliduar së brendshmi BE. Por, Leikert është e mendimit, se nëse në çdo të hapë do të ketë veto, atëherë Bashkimit Evropian do ta humbë besueshmërinë e tij te vendet e Ballkanit Perëndimor:
“Reforma të tilla kanë nevojë për kompromise dhe kompromiset kanë nevojë për kohë. Ne do të bëhemi besëprerë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse deri atëherë do t’i lëmë në ngrirje të gjitha proceset e zgjerimit. Kjo duket më pak si një reformë e proceseve të brendshme sesa një përpjekje për të penguar zgjerimin”, është shprehur Leikert më tej për DW.
Po ashtu ajo kritikon edhe faktin që procesi është i prapakthyeshëm, në çdo hap të tij dhe vë në dukje pasojat negative që mund të sjellë një prapakthim i këtij lloji:
“Në dokumentin që vjen nga Parisi ka shumë ide të mira, por ka edhe shumë gjëra që nuk janë menduar deri në fund. Ka disa hapa integrimi thelbësore, si për shembull anëtarësimi në Bashkimin Bankar ose liritë e lëvizjes së personave, të cilat janë paraparë të ndodhin në një periudhë kur procesi i anëtarësimit është ende i prapakthyeshëm. Se cilat janë problemet dhe dëmet që vijojnë, kur zhbëhet një proces këtë e shohim më së miri tek Brexit-i. Duhet të shihet mirë nëse kjo do të funksionojë.”
Më parë edhe ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë i kishte thënë Deutsche Welle-s se reformimi i zgjerimit “nuk duhet të vonojë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Propozimi francez po diskutohet sot në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri – Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago – aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe