LAJMI I FUNDIT:

Lehtësimi i masave për bizneset, miratimi i pakos financiare dhe vendimi i shtesave për pensionistët – top ngjarjet e javës në ekonomi

Lehtësimi i masave për bizneset, miratimi i pakos financiare dhe vendimi i shtesave për pensionistët – top ngjarjet e javës në ekonomi

Lehtësimi i masave kundër COVID-19 për gastronominë dhe qendrat tregtare, miratimi i pakos financiare prej 20 milionë euro dhe vendimi për zbritjen e shtesave prej 30 euro për pensionistët, ishin ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Qeveria e Kosovës në fillim të javës ka marr vendim për lehtësimin e masave për gastronominë, qendrat tregtare dhe institucionet në të gjitha nivelet e arsimit, shkruan Telegrafi.


Sipas vendimit, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 deri në 05:00.

Gastronomia do të lejohet të punojë deri në orën 22:00 ndërkaq shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI në ATK.

Qeveria miraton masat lehtësuese - nga nesër hapen qendrat tregtare, gastronomia, e institucionet në të gjitha nivelet e arsimit
Lexo po ashtu Qeveria miraton masat lehtësuese - nga nesër hapen qendrat tregtare, gastronomia, e institucionet në të gjitha nivelet e arsimit

Edhe institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Po ashtu, gjatë javës është miratuar pakoja financiare prej 20 milionë euro për subvencionimin e bizneseve, shtesat në paga të punëtorëve shëndetësor dhe policëve si dhe për skemat pensionale.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë një konference për medie, ka njoftuar se pagat e punëtorëve të gastronomisë, qendrave tregtare të mbyllura, fitneseve e palestrave dhe operatorëve të trafikut ndërurban si dhe pagesat e qirave do të subvencionohen 50 për qind.

“Gjithsej tri vendime, një pako prej afërsisht 20 milionë euro. Një masë prej 6 milionë euro që do të ndahet për gastronominë, për qendrat tregtare të mbyllura, fitneset, palestrat dhe operatorët e trafikun ndërurban. Do të subvencionohet 50 për qind e qirave dhe të pagave”, ka theksuar Murati.

Qeveria miraton pakon prej rreth 20 milionë eurosh për mbështetje të gastronomisë, punonjësve shëndetësorë, policisë e skemave sociale
Lexo po ashtu Qeveria miraton pakon prej rreth 20 milionë eurosh për mbështetje të gastronomisë, punonjësve shëndetësorë, policisë e skemave sociale

Sipas tij, mjekët e infermierët do të marrin për dy muajt e ardhshëm shtesën prej 150 eurosh në paga, ndërkaq stafi mbështetës nga 100 euro.

Nga 100 euro po ashtu do të marrin edhe policët aktiv.

“Vendimi i dytë për të mbështetur punëtorët shëndetësorë për pagesën e shtesës, shuma e shtesës 150 euro për mjekët e infermierët dhe nga 100 për stafin mbështetës për muajt prill dhe maj, si dhe për sektorin e sigurisë, zyrtarët aktiv policor në angazhim shtesë në terren, shtesa në pagë për muajin prill e maj në vlerë 100 euro, për secilin muaj veç e veç”, kishte thënë ai.

Qeveria në këtë mbledhje gjithashtu ka marr vendim që të rris vlerën prej 10 euro të pensioneve bazë për tre muajt e ardhshëm, por ta largoj shtesën prej 30 euro që ishte marr nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Qeveria zvogëlon shtesën prej 30 euro për pensionistët, nuk preket pensioni bazë
Lexo po ashtu Qeveria zvogëlon shtesën prej 30 euro për pensionistët, nuk preket pensioni bazë

“Vendimi i tretë është për vazhdimin e mbështetjes në skemat sociale, që vlejnë për prill, maj dhe qershor, ku bëhet fjalë për familjet që janë pranues të asistencës sociale, të cilët do të marrin 30 për qind shtesë, mbi shumën qe e pranojnë normalisht. Te skemat pensionale do të bëjmë subvencione që për të gjitha pensionet të cilët janë nën 100 euro do të bëhet pra 100 euro”, ka bërë të ditur Murati, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, ky vendim ka shkaktuar reagime të opozitës.

Ramush Haradinaj e ka konsideruar jonjerëzorë këtë vendim të Qeverisë pasi sipas tij nuk vazhdohet ndihma siç e kishte bërë qeveria paraprake për këtë kategori sociale.

Haradinaj thotë se është jonjerëzore të hiqen 20 euro nga shtesat e pensionistëve
Lexo po ashtu Haradinaj thotë se është jonjerëzore të hiqen 20 euro nga shtesat e pensionistëve

“S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jonjerëzore!”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.

Në janar të këtij viti, ish-qeveria e udhëhequr nga Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët për tre muajt pasues.

Pra shumica e pensionistëve nga 90 euro kanë marrë 120 euro, me vendim të Hotit. Tani e tutje, kjo kategori e pensionistëve do të marrin vetëm 100 euro nga 120 sa kanë marrë paraprakisht.

Murati sqaron vendimin për pensionet: Shtesat do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit
Lexo po ashtu Murati sqaron vendimin për pensionet: Shtesat do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit

Gjatë kësaj jave Qeveria ka emëruar bordin e ri drejtues të Telekomit të Kosovës.

Drejtues i këtij bordi do të jetë Shpëtim Dobra, ndërsa anëtarë do të jenë Sajnije Thaçi, Mimoza Vila, Florina Jerliu, Agim Muqaj, Remzi Kelmendi.

Gjithashtu, këtë javë kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Zyra e Kryeministrit kishte njoftuar se emërimi i Llugaliut është bërë përmes konkursit.

“Emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese”, thuhej në njoftim.

Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës ishte rënia e theksuar e kriptovalutave, veçanërisht e Bitcoin.

Çmimi i Bitcoin ra në një nivel më të ulët gati një-mujor edhe pse më 14 prill, kriptovaluta më e madhe në botë theu rekorde radhazi mbi nivelin e 63,000 dollarëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori