Pas lehtësimit të masave për lëvizjen e qytetarëve në pikën kufitare në Vërmicë është parë një numër i madh i qytetarëve që po hynin në Kosovë.
Ndonëse shumë prej tyre nuk po respektonin masat mbrojtëse si mbajtja e maskave, ata vetëm iu nënshtruan kontrolleve mjekësore ku edhe iu morën të dhënat e tyre personale.
Mosrespektim të distancës pati edhe tek radha e qytetarëve që prisnin për t’u kontrolluar.
Andi Nilo thotë se ka pritur dy orë për të hyrë në Kosovë. Derisa tregon për kontrollet mjekësore të cilave iu nënshtrua, ai ankohet se nuk patë shenjëzime për mbajtje të distancës sociale që po rekomandohet si masë parandaluese ndaj COVID-19.
“Po matëm temperaturën, thanë mbajë distancën por nuk ka as shenja se sa duhet të rrimë. Kështu me fol gjithçka por me vepra asgjë nuk po bëhet… dy orë”, tha ky qytetar.
Nga Shqipëria drejt Kosovës sot kishte marr rrugë edhe Ermidon Agaj i cili thotë se nuk i frikësohet shtimit të rasteve të reja me Coronavirus në Kosovë.
“Pati pak (kolonë) po ia vlen… po u kontrolluam na i morën numrat e telefonit”, tregoi për procedurat në të cilat kaloi Agaj.
Ndriqim Ngadica sot me lehtësimin e masave ka zgjedhur të vijë për vizitë në Prizenin.
Ai thotë se kreu kontrollet mjekësore dhe konform kërkesave, dha të dhënat e tij personale.
“Vetëm me e pa sepse jetoj në kurbet, me pa Prizrenin e për t’u kthyer… dokumentet normale si kartën e identitetit, emrin, mbiemrin dhe u kontrolluam këtu”, tha ai.
Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat për qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave me shtetet e rajonit, për të cilat pati kufizime që nga 13 marsi kur u paraqitën rastet e para me COVID-19 në vendin tonë.
Po ashtu, nga sot qeveria vendosi që të heqë orarin e kufizimit të lëvizjes të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë