The Dark Knight për herë të parë në ekranin e madh – dhe këtë herë në përmasa epike!

Për herë të parë, fansat e Batman-it në Cineplexx, Albi Mall do të kenë mundësinë të përjetojnë kryeveprën e Christopher Nolan, The Dark Knight, në formatin më të madh dhe më spektakolar të kinemasë – IMAX.


Instagram

I konsideruar si një nga filmat më të mirë të zhanrit superhero dhe fitues i dy çmimeve Oscar, The Dark Knight solli një interpretim të paharrueshëm të Joker-it nga Heath Ledger, duke vendosur standarde të reja për filmat e aksionit dhe dramës.

Në ekranin gjigant të sallës IMAX, çdo detaj i Gotham-it bëhet më i gjallë, çdo skenë aksioni më e fuqishme dhe çdo moment dramatik më intensiv. Tingulli i fuqishëm dhe imazhi kristal i qartë e vendosin shikuesin në zemër të historisë.

“IMAX nuk është thjesht një ekran më i madh – është një përvojë që të zhyt plotësisht në film,” Fansat do ta ndiejnë The Dark Knight në një nivel krejt tjetër.

Shfaqjet janë të kufizuara dhe ekskluzive vetëm në sallën tonë IMAX.

Nga 14 Gushti deri me 20 Gusht!

Biletat me çmim promocional vetëm 5€ Siguro biletën tënde sot – vendet janë të kufizuara!

Cineplexx, Albi Mall