LAJMI I FUNDIT:

Legjenda Jurgen Kohler: Alaba po largohet nga Bayern Munichu për para, unë bëra të njëjtën gjë

Legjenda Jurgen Kohler: Alaba po largohet nga Bayern Munichu për para, unë bëra të njëjtën gjë

Ish-fituesi i Kampionatit Evropian dhe Botëror, Jurgen Kohler beson se David Alaba është duke lënë Bayern Munichun për para, ndërsa e përkrah në këtë vendim pasi shton se të njëjtë gjë e kishte bërë edhe ai në të kaluarën.

Alaba ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi bavarez në fund të sezonit, por pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me Real Madrid, ai ende nuk ka zbuluar se ku do të luajë sezonin tjetër.

“Nuk do të jetë një hap prapa për të. Pavarësisht se Bayerni është një nga tre klubet më të mira në Evropë”, ka thënë fillimisht Kohler.


Alaba me kërkesa të çmendura për kontratën e tij me klubin e ardhshëm
Lexo po ashtu Alaba me kërkesa të çmendura për kontratën e tij me klubin e ardhshëm

“Ai po e ndërmerr këtë hap tjetër kryesisht për para dhe unë mund ta kuptoj atë. Ai është 28 vjeç dhe do të nënshkruajë një kontratë katër ose pesë vjeçare”.

“Paratë luajnë një rol të rëndësishëm. Ju nuk mund ta fajësoni atë. Është krejtësisht e ligjshme”.

Kohler pranoi se ai vetë u largua nga Bayern për përfitime financiare kur u bashkua me Juventusin në 1991.

Alaba dëshiron ndryshimin e pozicionit në klubin e tij të ardhshëm
Lexo po ashtu Alaba dëshiron ndryshimin e pozicionit në klubin e tij të ardhshëm

“Unë gjithashtu u largova për para. Sigurisht, lëvizja ime në Itali ishte shumë e mirë për mua, veçanërisht në drejtim të zhvillimit personal”.

“Por, ky nuk ishte mendimi im i parë. Unë e di se do të ishte një përrallë e bukur nëse do të thosha që ishte”.

“Futbollistët kanë vetëm disa vjet për të luajtur. Mund të ndodhin edhe dëmtime serioze”, përfundoi legjenda gjermane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Kalo në kategori