Legjenda indiane që do t’ju hapë sytë – çfarë duhet të dini kur keni vështirësi në jetë

Indianët thoshin – kur ndodh diçka e keqe në jetë, kjo është gjëja më e rëndësishme të dini
Ndonjëherë është e nevojshme vetëm ta zgjidhni shaminë nga sytë…
Nga indianët, ne mësuam shumë gjëra të mençura, citate të jetës dhe udhëzime se si të jetojmë lirisht, në mënyrë të drejtë, në harmoni me natyrën.
Kjo histori na mëson gjithashtu se edhe kur gjendemi në një situatë të pafavorshme dhe të vështirë jetësore, ka gjithmonë një rrugëdalje, një pikë të ndritshme që do t’ju lehtësojë gjithçka, do t’jua heqë barrën nga shpina, transmeton Telegrafi.
Ekziston legjenda e indianëve Cherokee për një rit në të cilin djaloshi bëhet person i rritur:
Babai do ta dërgonte të birin thellë në mal, do t’ia lidhte sytë me shami, do ta hipte në një trung peme dhe do ta linte aty vetëm.
Nga djaloshi ka kërkuar që gjithë natën të ulej pa lëvizur në atë trung dhe të mos e hiqte shaminë nga sytë derisa t’i hetonte rrezet e para të diellit në fytyrën e tij. Nuk ka guxuar të qante, as të kërkonte ndihmë. Kur ta mbijetojë atë natë, do të bëhet njeri i rritur.
I është ndaluar të flasë çfarëdo qoftë me djelmoshat e tjerë për përvojën e tij, sepse secili nga ta ka qenë i detyruar të burrërohet në mënyrën e vet. Natyrisht, djaloshi do të ishte tmerrësisht i frikësuar. Ka mundur të dëgjonte përreth vetes të gjitha llojet e zërave, të cilët e kanë frikësuar.
Nga ulërimat e kafshëve të egra, zogjve të ndryshëm e deri te zërat e largët të njerëzve. Dhe vazhdimisht ka ndier edhe shushurimën e erës e cila i përplaste në fytyrë bar dhe rërë. Mirëpo, megjithatë, i indiani i ri të gjitha këto i duronte trimërisht. E dinte që ajo ishte mënyra e vetme të bëhej njeri i rritur.
Përfundimisht, pas asaj nate të tmerrshme ka lindur dielli dhe ai ka mundur ta hiqte shaminë nga sytë.
Vetëm në atë moment i riu indian zbuloi se babai i tij ishte ulur pranë tij gjatë gjithë kohës në një pemë tjetër të prerë, duke u siguruar që të mos i ndodhte asgjë e keqe!
Në mënyrë të ngjashme, ne nuk jemi kurrë vetëm… Gjithmonë kemi dikë ku të mbështetemi, edhe kur nuk na duket kështu. Mjafton të shikosh pak më mirë përreth… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nëse i shihni në plazh, mos i prekni: Janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe interesante për fëmijët - por përmbajnë helm

A e dini pse rrufeja vjen gjithmonë para bubullimës? Ja si ta kuptoni sa afër është stuhia!

Lidhja me ish-partnerin e mikut apo mikeshës: A është e drejtë? Ja çfarë thotë psikologia

Pse kondicioneri rrjedh? Shumë ankohen se uji pikon dhe rrjedh nëpër mur, por zgjidhja është e thjeshtë

Si ta pastroni ekranin e TV-së - pa njolla, gërvishtje dhe rrezik dëmtimi

Hunda si pasqyrë e karakterit: Çfarë fsheh forma e saj për personalitetin tuaj?

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë