Ledri Vula publikon fotografi të tij me Sarën në prapaskenat e xhirimeve të klipit "Gjendja"

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar këto ditë këngën dhe klipin e tij më të ri, "Gjendja".
Pjesë e klipit është edhe partnerja e tij, influencuesja Sara Hoxha.
Videoja muzikore e këngës e cila është xhiruar në Itali, tregon kiminë e të dyve si çift dhe është pëlqyer jashtë mase nga fansat.

Ledri, i cili është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.
Në këto imazhe, dyshja shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit gjatë realizimit të skenave.

Çifti përndryshe janë prindër të një vajze të quajtur Poem Blue. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/07/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































