Nëntëvjeçari nga Kosova, Ledion Halitaj, ka fituar çmimin e parë në kategorinë “Junior”, në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Transilvani të Rumanisë. Këtë çmim ai e ka ndarë edhe me dy kandidatë të tjerë pjesëmarrës në këtë garë.
Sipas rregullit të festivalit, kandidatët që kanë marrë më shumë se 90 pikë nga juria profesionale, janë shpallur fitues të çmimit të parë. Në konkurrencë me Halitajn kanë qenë edhe nëntë kitaristë të tjerë.
Ledioni ka luajtur katër vepra klasike. Ai është nxënës i profesorit Erhan Mujka në Shkollën e Muzikës, Artit dhe Baletit “Beethoven” në Prishtinë.
Mujka është shprehur krenar me suksesin e nxënësit të tij.
“Ndonëse me vetëm disa muaj pune, ku pjesa më e madhe e saj ka qenë `online’ shkaku i pandemisë, Ledioni arriti jo vetëm të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar, por edhe të rrëmbej çmim në një festival tejet prestigjioz, si ky i Transilvanisë”, ka deklaruar Mujka.
Në edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës në Transilvani, i cili sivjet u organizua ‘online’, marrin pjesë më shumë se shtatëdhjetë kitaristë nga 13 shtete të Evropës. /InFokus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare