Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ledina Çelo, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Megjithatë, ajo po vazhdon të mbahet mend për hitet e vjetra, e po ashtu edhe si një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.


Këtë kohë, 42-vjeçarja është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi në bregdetet shqiptare.

Njëkohësisht, biondja nuk heziton t'i ekspozojë linjat trupore në rrjetet sociale, ku numëron afro 100 mijë fansa.

Në imazhin e fundit Ledina duket tejet në formë, linjat e së cilës janë për t'u pasur zili edhe pse tashmë është nënë e dy fëmijëve.

Ndër tjerash, artistja Çelo është martuar në vitin 2009 me ish-kampionin e kickbox-it, Naim Kabashin. /Telegrafi/