LAJMI I FUNDIT:

“L’eclair” (1913): Esat Pasha kërkon “afrimin” midis Serbisë dhe Shqipërisë

“L’eclair” (1913): Esat Pasha kërkon “afrimin” midis Serbisë dhe Shqipërisë

“L’Eclair” ka botuar të shtunën e 18 tetorit 1913, në faqen e katërt, një shkrim në lidhje me dëshirën e Esat Pashë Toptanit për forcimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shqipërisë

“Vjenë, 17 tetor: Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme dhe Senati i ri i krijuar nga Esat Pasha u kanë telegrafuar gazetave të Vjenës që Senati shqiptar, me propozim të Esat Pashës, ka vendosur të dërgojë pranë shtabit serb Mehmet Beun për të negociuar rreth tërheqjes së trupave nga Shqipëria dhe përpjekjen e një afrimi midis dy vendeve.

Mehmet beu është nisur tashmë me kompetenca të plota për t’i dhënë garancitë komandantit serb.

Esat Pasha është e angazhuar për ruajtjen e rendit në kufirin serbo-shqiptar”. /Darsiani/