Revista Forbes raportoi gjatë ditës se basketbollisti i famshëm amerikan LeBron James është bërë zyrtarisht miliarder.

Reklama

LeBron James është sportisti  i dytë që i bashkohet ‘Klubit të Miliarderëve’ pas Michael Jordan.

Por yll aktual i LA Lakers e arriti këtë ndërsa është ende aktiv në lojë, ndërsa Jordan e arriti këtë gjë në vitin 2014, më shumë se një dekadë pasi ishte tërhequr nga loja aktive dhe mori pronësinë e klubit Charlotte Hornetse.

Revista e njohur Forbes jep lajmin e madh, LeBron James bëhet zyrtarisht miliarder Revista e njohur Forbes jep lajmin e madh, LeBron James bëhet zyrtarisht miliarder

James, i cili është 37 vjeç dhe ka qenë në NBA që nga viti 2003, ka bërë 1 miliard dollarë falë pagave të tij dhe kontratave me reklama si (Nike, AT&T, PepsiCo ose Walmart), investimeve (Real State), Spring Hill Company (kinema), Blaze Pizza, Beats By Dre, Beachbody … dhe aksione në ekskluzivitete sportive si Liverpool (Liga Premier), Boston Red Sox (MLB) ose Pittsburgh Penguins (NHL).

Reklama
Reklama

LeBron James aktualisht është lojtari i gjashtë më i paguar në NBA me një pagë vjetore prej 41 milionë dollarësh në vit.

Mes pagës dhe fitimeve nga sponsorët, James është sportisti i dytë më i paguar në botë me 121.2 milionë dollarë. Më i paguari është Leo Messi me 130 milionë. /Telegrafi/