LAJMI I FUNDIT:

LDK: Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, nuk janë të interesuar për autobusët

LDK: Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, nuk janë të interesuar për autobusët

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë reagojnë ndaj deklaratave të kryetarit dhe nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, lidhur me garancionin për blerjen e autobusëve për Trafikun Urban.

LDK-ja mbështet sqarimet e ministrit të Financave Avdullah Hoti lidhur për këtë çështje, duke bërë të ditur se LDK-ja do të qoj përpara në përputhje të plotë me ligjin projektin e autobusëve përkundër mungesës së vullnetit të kryetarit dhe nënkryetarit të komunës për adresimin e kësaj çështje.


“Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu sot, nuk janë të interesuar që të marrin garancionin për 51 autobusët sepse ata nuk janë të zotë as të shpenzojnë si duhet buxhetin e Komunës, përkundër nevojave të qytetarëve”, theksohet në reagimin e LKD-së.

Sipas tyre Drejtuesit e Komunës së Prishtinës nuk kanë realizuar as një projekt siç duhet.
“Kush i pengoi tash e tre vjet të shtrojnë një rrugë si duhet, të realizojnë projektin e kifleve, 60% e të cilave kthehen nga nxënësit si të pangrënshme, të bëjë një çerdhe, të pastrojnë rrugët nga bora, të mbyllin një kanal të ujërave të zeza në Kalabri, të rregullojnë një parking… Ku janë sot premtimet për ujë 24 orë, për ngrohje qendrore në çdo ndërtesë kolektive, për Prishtinën multicentrike, për ndërtesat kolektive për shërbyesit publikë, ku mbet pastrimi i qytetit që e ka kapluar papastërtia në të katër anët, ku janë nënkalimet në zonat e rrezikshme”, thekson LDK në reagimin e saj pas deklaratave të drejtuesve të Komunës së Prishtinës.

Ata theksojnë se kryetrari Ahmeti dhe vartësit e tij, e kanë kthyer Komunën e Prishtinës në buro projektimi të sulmeve fizike e verbale ndaj institucioneve të shtetit.

“Drejtorët, zyrtarët dhe të propozuarit për bordet e ndërmarrjeve komunale nga VV janë njerëz të kapur në flagrancë dhe të dyshuar për hedhje molotovësh mbi shtëpitë private, mbi institucionet shtetërore, për dhunë ekstreme mbi policinë e për dhënie tenderësh kompanive ku kanë punuar më herët, e në të cilat iu punojnë anëtarët e ngushtë të familjes, bashkëshortë agresiv të deputetëve gazhedhës në Kuvendin e Kosovës”. /Telegrafi/