LAJMI I FUNDIT:

LDK-së nuk i pëlqen ideja e Kadri Veselit për riformatizim të qeverisë

LDK-së nuk i pëlqen ideja e Kadri Veselit për riformatizim të qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka pritur mirë idenë e Kadri Veselit, kryetarit të partnerit të madh në qeveri, Partisë Demokratike të Kosovës për riformatim të gjerë të qeverisë.

Më herët gjatë ditës, Veseli ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të ndryshohen shumë emra në kabinetin qeveritar në procesin e plotësimit të pozitave të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të jashtëm të lënë bosh që nga zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e Presidentit.


Mirëpo Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha për KALLXO.com se ende nuk është diskutuar brenda kryesisë për riformatizim të gjerë, ashtu siç ka kërkuar sot Veseli.

“Ne kemi qenë në pritje të PDK-së për t’i sjellë emrat e rinj, pasi që dy postet e zbrazëta kanë qenë nga radhët e tyre, mirëpo për shkak se ata kanë qenë të zënë në mbajtjen e Konventës për të zgjedhë Kryetarin e ri ka ndodh kjo vonesë. Megjithatë në parim ne kemi qenë dhe jemi vetëm për plotësimin e vendeve, si pasojë e zgjedhjes së Presidentit të ri”, tha Haziri.

Gjatë ditës, Veseli është takuar me Mustafën, por në komunikatën zyrtare të lëshuar nga ky takim nuk përmendet riformatimi i qeverisë.

Në këtë takim thuhet se Mustafa e ka uruar Veselin për zgjedhjen e tij kryetar i PDK-së “duke i uruar suksese në përgjegjësitë e reja politike”.

“Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë zhvillimet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave. U bisedua poashtu për funksionimin sa më të mirë të koalicionit qeverisës, si dhe koordinimin e domosdoshëm ndërinstitucional në funksion të fuqizimit e përmirësimit të qeverisjes në të gjitha nivelet”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori