LAJMI I FUNDIT:

LDK reagon për refuzimin e gazpërçuesit amerikan: Me këtë vendim Kosova humbi 200 milionë dollarë nga SHBA-ja

LDK reagon për refuzimin e gazpërçuesit amerikan: Me këtë vendim Kosova humbi 200 milionë dollarë nga SHBA-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të ndalur projektin për ndërtim të infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LDK e ka quajtur paranoizëm të pashpjegueshëm politik krahasimin me gazin rus dhe se shton se janë refuzuar 2000 milionë dollarë nga Kosova për këtë projekt.


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

Rizvalloni ka thënë se kanë nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës.

LDK ka reaguar duke thënë se është refuzuar një projekt gjeostrategjik amerikan.

Kosova nuk e çon përpara projektin amerikan për gazin, Rizvanolli: Do ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për investime me risk më të ulët
Lexo po ashtu Kosova nuk e çon përpara projektin amerikan për gazin, Rizvanolli: Do ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për investime me risk më të ulët

“Sot, Qeveria e Kosovës refuzoi projektin më gjeostrategjik amerikan në Ballkan, atë të gazpërçuesit, që do t’i siguronte shtetit tonë furnizim me gaz e së këndejmi dhe tranzicionin e nevojshëm energjetik”, shkruhet në reagim.

“Përveç se në paranoizmin e pashpjegueshëm politik, e cilësoi të njëjtin si “gaz rus”, me këtë vendim, Kosova i refuzoi dhe 200 milionë dollarë, që Presidenti Biden, kohë më parë i kishte konfirmuar si grant – fonde falë – për Republikën e Kosovës dhe projektin në fjalë”, thuhet tutje.

Më tej LDK e ka quajtur hap të gabuar strategjik këtë vendim dhe veprim të pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon.

“Një hap i gabuar strategjik. Një veprim i pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon. Një humbje financiare dyqind milionëshe në një vend pa zhvillim. E pakuptimtë, e dëmshme, e papranueshme. Përkushtimi i Kosovës në projekte strategjike amerikane nuk duhet të ketë hezitim. Ecja jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë e përbashkët në politikë, ekonomi, siguri e energjetikë”, thuhet në fund.