LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk e çon përpara projektin amerikan për gazin, Rizvanolli: Do ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për investime me risk më të ulët

Kosova nuk e çon përpara projektin amerikan për gazin, Rizvanolli: Do ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për investime me risk më të ulët

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Kosova nuk do të vazhdojë përpara me projektin për ndërtim të infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rizvanolli në një konferencë për media tha se janë në bashkëpunim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për të vendosur për shfrytëzimin e kompaktin për investime me risk më të ulët.


“Ne kemi nevojë për më shumë informata për të qenë të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik, ndërsa nga ana tjetër MCC ka afate strikte kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kompaktit. Në këtë situatë përballë afateve kohore që ka MCC, ne kemi vendosur që të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit për investime me risk më të ulët, por që gjithashtu ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të sektorit privat”, theksoi ajo.

Ministrja e Ekonomisë tha se do të vazhdojnë punën e përbashkët intensivë me ekipin e MCC-së për energji.

“Gjatë muajve në vijim, ne do të vazhdojmë punën e përbashkët intensive me ekipin e MCC-së në këtë drejtim dhe i jemi mirënjohës MCC-së dhe qeverisë amerikane dhe agjencive zhvillimore amerikane për ndihmën teknike dhe financiare që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin sektorit të energjisë në Kosovë”, theksoi Rizvanolli.

Gjatë dy ditëve të fundit Qeveria e Kosovës ka qenë nikoqire e ekipit menaxherial nga Uashingtoni përkatësisht nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit(MCC).

Me ekipin nga Uashingtoni dhe me drejtoreshën e MCC-së për Kosovë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se takimi ka qenë i frytshëm ku është diskutuar për hapat e ardhshëm në dizajnimin e Projektit të Programit të MCC-së dhe është nënshkruar një marrëveshje që përmbledh vendimet dhe hapat e ardhshëm për muajt e ardhshëm.

Rizvanolli edhe ditë më parë ka dhënë detaje për media lidhur me polemikat në publik për gazin amerikan dhe vendimet e qeverisë për sektorin e energjisë.kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Kalo në kategori