LAJMI I FUNDIT:

LDK pret mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ndaj presidentit

LDK pret mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ndaj presidentit

Për shkak të mungesës së numrave në Kuvend partitë opozitare kishin dështuar të mbajnë seancën e jashtëzakonshme ku pritej të nxirrej rezoluta për ndalimin e presidentit Hashim Thaçi që të diskutojë me Serbinë për kufijtë.

Por përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk janë zmbrapsur nga kërkesat e tyre për seancë. Kritikojnë kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli i cili ka thirrur seancat e rregullta gjatë javës duke mos ia dhënë edhe një mundësi opozitës për seancë të jashtëzakonshme.


Deputetja e LDK’së, Hikmete Bajrami thotë se janë në pritje të mbajtjes së kësaj seance.

‘Është obligim kushtetues i Kadri Veselit që me e thirr seancën e kërkuar nga opozita me 51 nënshkrime. Është e vështirë që me u zhvillu një seancë tjetër pa u kry kjo seancë. Ne kërkojmë, edhe partitë e tjera deklarativisht kanë thënë se janë për mbrojtje të kufijve kështu që nuk e di se kujt po i pengon rezoluta. Ajo kërkesë është ‘pending’, ne nuk e marrim si të përfundume. Është komplet e pajustifikueshme që me kërku prej opozitës, siç ka kërku z.Veseli që me i pasë 61 numra. Ne e kemi thënë për të satën herë që në momentin kur t’i kemi 61 numra ne çojmë Qeverinë në mosbesim, nuk ka nevojë që të marrim hapa të tjerë’, tha Bajrami për rtv21.

Opozita në Kosovë me një rezolutë po tenton ta ndalojë presidentin e Kosovës që ta diskutojë në Bruksel me Vuçiqin çështjen e korrigjimit të kufijve.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori