LAJMI I FUNDIT:

LDK premton depolitizimin e arsimit në Deçan (Video)

LDK premton depolitizimin e arsimit në Deçan (Video)

Kandidati i LDK-së për Deçan, Mal Lokaj ka shpalosur programin e tij qeverisës.

Në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini, Lokaj ka theksuar se ekzekutivi komunal do të përbëhet prej 9 drejtorive.


“Drejtoria për administratë dhe personel, drejtoria për buxhet dhe financa, drejtoria për urbanizëm, drejtoria për Arsim, drejtoria për Shëndetësi, drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Zhvillim Rural, drejtoria e Shërbimeve Publike (Kulturë,Rini e Sport), dhe drejtoria për Kadastër e Gjeodezi”, ka thënë Lokaj.

Ai ka shtuar se edhe rinisë do ti kushtohet një interes i veçantë, ku ka hapësirë që rinis ti krijohen kushte që të kenë vullnet të qëndrojnë e të mos largohen nga vendi i tyre. /Telegrafi/