LAJMI I FUNDIT:

LDK, pas vendimit të Supremes: Askush nuk duhet të ketë frikë nga rinumërimi i votave

LDK, pas vendimit të Supremes: Askush nuk duhet të ketë frikë nga rinumërimi i votave

Lidhja Demokratike e Kosovës deklaron se ka kuptuar nga mediet për vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, lidhur me kërkesën për rinumërim të votave në Prishtinë.

Gjykata Supreme vendos: S’ka rinumërim të votave në Prizren e në Prishtinë
Lexo po ashtu Gjykata Supreme vendos: S’ka rinumërim të votave në Prizren e në Prishtinë

“Ne jemi duke shqyrtuar hapat që do të ndjekim më tej për të zbardhur të vërtetën në kutitë e votimit. Jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të realizuar të drejtën tonë. Askush nuk duhet të ketë frikë nga rinumërimi i votave. Qytetarët e Kryeqytetit meritojnë të dinë të vërtetën në mënyrë që në katër vitet e ardhshme të udhëhiqen nga një kryetar legjitim dhe të pakontestuar nga askush. Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjitha palët e përfshira në menaxhimin e procesit zgjedhor të bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin dhe të sigurojnë një proces transparent, të besueshëm dhe të pa kontestueshëm”, thuhet në kumtesën e LDK-së. /Telegrafi/