LAJMI I FUNDIT:

LDK para seancës: Tik tak, ditë të mira po vijnë

LDK para seancës: Tik tak, ditë të mira po vijnë

Pak para fillimit të seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, LDK ka thënë se ditët e mira po vijnë.

Deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku ka publikuar një fotografi në profilin e saj zyrtar në Facebook së bashku me deputetët e tjerë të LDK-së, duke paralajmëruar se ditët e mira për vendin po vijnë, transmeton Telegrafi.


Po ashtu edhe deputeti tjetër i LDK-së, Ismet Beqiri, është deklaruar para fillimit të seancës. Ai ka thënë se legjislatura e VI ishte më e dobëta.

“Pa dyshim se sot sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës është çdo gjë e qartë. Bile ne kemi thënë që ka kohë që ky Parlament dhe kjo qeverisje që ka qenë është dashur që në fillimet e saj të shkon në shtëpi, dhe të shkohet në zgjedhjet tjera, sepse po thuajse asgjë nuk ka funksionuar mbarë dhe mirë. E kundërta, gjithçka që është bërë, është bërë keq dhe nuk mbahet mend që ka pasur legjislaturë përgjithësisht më të dobët për mendimin tonë falë vetë koalicioneve, sepse për të qeverisur mirë do të duhej të pasur edhe numër të mjaftueshëm për të kaluar ligje, vendime që i takojnë Kuvendit”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, në rend dite në  seancë janë dy pika ” 1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. 2. Shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Kujtojmë se për votimin e shpërndarjes së Kuvendit duhen 2/3 votave të deputetëve që i bie 80 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori