LAJMI I FUNDIT:

“Kurti mendoi se kjo punë është hajgare”, Gashi: Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve të ndërkombëtareve ndaj Kosovës, derisa kritika ka adresuar për kryeministrin Albin Kurti.

Gashi në një konferencë tha se Kurti është përgjegjës për vendosjen e sanksioneve, ndërsa theksoi se ky i fundit “ka menduar që kjo punë është hajgare”.


“Rezultati final i krizave të prodhuara nga kjo qeveri është Kosova nën sanksione ndërkombëtare, që është e papranueshme. Është gabim fatal i kryeministrit Albin Kurti që Kosovën e ka vendosur nën sanksione ndërkombëtare, pra mendoj që është diçka shumë e rëndë dhe ai duhet të japë përgjegjësi. Kosova nuk e ka luksin të jetë nën sanksione ndërkombëtare dhe nuk duhet. Kosova, është projekt i përbashkët me ndërkombëtarët që nga lindja deri në shtetformimin e saj”, tha Gashi.

Derisa Lista Serbe ka dhënë sinjale se prapë mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet që pritet të mbahen në veri të vendit, Gashi tha se e rëndësishme është të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

Duke mos dashur të komentojë për Listën Serbe, ai tha se për këtë duhet të pyetet kryeministri Albin Kurti ose siç tha ai, duke aluduar në Dejona Mihalin, “shefja e tij joformale”.

“Këto janë pyetje që duhet t’i drejtohen kryeministrit dhe shefes së tij, e ka një shefe joformale që ia drejton qeverinë. Për mua, me rëndësi është të respektohen institucionet, të respektohet Kushtetuta e Republikës të Kosovës dhe në këtë proces të jemi në koordinim të plotë me ndërkombëtarët. Kosovës duhet menjëherë t’i hiqen sanksionet. Kosova nuk duhet të jetë nën sanksione, është gabim strategjik, politik. Kryeministri Kurti ka menduar që kjo punë është hajgare. Është vështirë me ardh tek sanksionet, por 10 herë më vështirë me i largu. Tash edhe i ka bërë krejt lëshimet edhe i ka sanksionet”, tha ai.

Ai foli edhe sa i përket emërimit të zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq si zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, për të cilin disa media kanë raportuar se ka qenë pjesëmarrës në luftën e fundit në Kosovë, për çka tha se është gabim i Kurtit dhe se për të njëjtin ai duhet të mbajë përgjegjësi personale.

“Me aq sa kam lexuar në media, zëvendësministri ka qenë pjesë e një organizimi ushtarak që ka marrë pjesë në Masakrën e Prekazit. Mendoj që është e tmerrshme, e papranueshme dhe e patolerueshme dhe shumë e gabuar si sjellje e kryeministrit dhe ai mban përgjegjësi personale për emërimin e këitj zëvendësministri”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori