LAJMI I FUNDIT:

LDK në Obiliq thotë se Xhafer Gashi po përpiqet të gjejë strehë politike në këtë parti – dalin kundër tij

LDK në Obiliq thotë se Xhafer Gashi po përpiqet të gjejë strehë politike në këtë parti – dalin kundër tij

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq përmes një komunikate ka reaguar pasi sipas tyre kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi i cili dha mbrëmë dorëheqje nga AAK-ja, po po përpiqet të gjejë strehë të re politike.

Ata theksojnë se i konsiderojnë aventura këto përpjekje dhe të kota.


“Dega e LDK-së në Obiliq duke përcjellë vullnetin e anëtarësisë së saj, reagon ashpër ndaj pshtjellimeve që po lanson Xhafer Gashi ditët e fundit që lidhen me fiskulturat e tij politike, në përpjekje me gjetë strehë të re politike, tani kur si rezultat i sjelljeve dhe qeverisjes skandaloze ka sjellë nivelin e besueshmërisë publike në zero (0)”, thuhet në reagim.

Tutje theksohet se “dega dhe strukturat e LDK-së në Obiliq e shohin me përbuzje përpjekjen e instalimit të pazareve e tugjarllëkun nga individ brenda LDK-së që duan të hapin dyert për njerëz të konsumuar e pa vlera, për më keq, duke shkelur mbi normat e shkruara e vlerat tradicionale që përfaqson LDK-ja e Ibrahim Rugovës e që janë: ndershmëria, besimi, etika njerëzore e familja”.

“LDK-ja në Obiliq i konsideron aventura dhe përpjekje të kota insistimet e tilla. Ashtu siç i kemi bërë ballë shumë atakimeve nga soji i njerëzve profiter e anti LDK, edhe këtë përpjekje do ta zmbrapsim duke pas besim të plotë edhe në kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku që do t`i ndalojë njëherë e mirë tendencat e tilla, duke ruajtur degët nga synimet e tilla destabilizuese”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori