LAJMI I FUNDIT:

LDK në Obiliq: Nuk jemi njoftuar për aderimin e Xhafer Gashit, organizim maskaradë që nuk ka të bëj me ne

LDK në Obiliq: Nuk jemi njoftuar për aderimin e Xhafer Gashit, organizim maskaradë që nuk ka të bëj me ne

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq e ka quajtur “organizim maskaradë”, veprimin e kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi i cili ka deklaruar se ka kaluar në LDK.

Përmes një postimi në Facebook, kjo degë ka njoftuar se nuk janë njoftuar as konsultuar në lidhje me këtë aderim të Gashit në LDK.


“Dega e LDK-së në Obiliq njofton anëtarësinë e saj dhe opinionin publik që nuk merr pjesë në njëfarë organizimi maskaradë që organizon kryetari i IQ-së në Obiliq. Ne as nuk jemi njoftuar e as konsultuar kurrë për një kinse aderim në LDK të kryetarit të IQ-së Xh.Gashi dhe rrjedhimisht e konsiderojmë zhvillim të parëndësishëm dhe që s’ka të bëjë fare me LDK-në”, thuhet në njoftim.

Xhafer Gashi kalon në LDK - shuhet Iniciativa Qytetare për Obiliqin
Lexo po ashtu Xhafer Gashi kalon në LDK - shuhet Iniciativa Qytetare për Obiliqin

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, gjatë të enjtes ka thënë se bashkë me strukturat e Iniciativës Qytetare në Obiliq kanë kaluar në LDK.

Gashi kishte falënderuar elektoratin për besimin e dhënë në zgjedhjet e fundit lokale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori