LDK-ja në Prizren e zhgënjyer me qeverisjen e deritanishme të kryetarit Totaj

Qeverisja e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj përgjatë 33 muajve të shkuar është vlerësuar si zhgënjyese nga grupi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Komunës.
Shefi i këtij grupi, Haziz Hodaj ka theksuar se Totaj nuk e ka përmbushur zotimin për një Prizren të zhvilluar në aspektin ekonomik.
“I kam thënë disa herë, nuk e di se me çfarë do të mbaheni në mend kur shkoni nga qeverisja e Prizrenit. Sigurisht që ka nevojë qyteti e rrethina për infrastrukturë, kanalizime, për ujëra, etj., mirëpo kjo i ngjan buxhetit të viteve të emergjencës kur realisht qytetarët nuk kanë pas asnjë gjë nga infrastruktura. Tash pas 25 vitesh të merremi ende me këto gjëra elementare dhe mos të merremi me projekte kapitale, që do ti mbesin Prizrenit si nevojë, kjo vërtetë është e çuditshme”, ka thënë Hodaj për Telegrafin.
Sipas tij, nuk është zbatuar asnjë projekt i mirëfilltë për lumin e qytetit.
“Do ta lakmonte secili qytet ta kishte një Lumbardh, një lum midis qytetit, por të cilit nuk i kushtohet rëndësi në asnjë mandat, në asnjë qeverisje. Është viti i 25-të. Në kohën e Titos kur është bërë shtrati i lumit dhe nuk është prekur. Do të ishte një atraksion turistik, një bukuri që do ta hijeshonte qytetin e Prizrenit rregullimi i shtratit të Lumbardhit”, është shprehur Hodaj.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur jetësim as të projekteve për teleferikun, parkingjet nëntokësore, apo varrezat e reja të qytetit.
“Do të thotë janë këto projekte kapitale që do të duhej të merrej kryetari në radhë të parë dhe ti kishte prioritet. Sigurisht që jemi të zhgënjyer në këtë drejtim. Përndryshe nëse themi se është punuar, po është punuar, vende vende edhe pa nevojë, sepse hiq kubëza ndërto kubëza, hiq trotuar bën trotuar, qyteti i Prizreni ka pas trotuare dhe nuk kemi nevojë çdo dy tri vjet që ti ndërrojmë kubëzat nëpër trotuare, nëpër rrugë, sepse ka nevoja edhe tjera që i përmenda. Kështu që nuk jemi të kënaqur me trendin që qeverisja e ka aplikuar gjatë këtyre viteve”, ka deklaruar Hodaj për Telegrafin.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mandatin e ka marrë në dhjetor të vitit 2021, dhe në janar të vitit 2022 ka emëruar drejtorët e Ekzekutivit lokal. Ai pat premtuar qeverisje të mirë në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Mbi 3 mijë euro dëmtim të buxhetit të Kosovës”, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për zyrtarin doganor

Aktakuzë për fajde në Prizren, viktima humbi mbi 100 mijë euro

Komuna e Prizrenit hap oborret e shkollave për nevoja të parkimit për bashkatdhetarët

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë