LAJMI I FUNDIT:

LDK akuzon Qeverinë për kapje të institucioneve të pavarura – kërkon funksionalizimin e OSHP-së, AKK-së dhe KPM-së

LDK akuzon Qeverinë për kapje të institucioneve të pavarura – kërkon funksionalizimin e OSHP-së, AKK-së dhe KPM-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar shumicën parlamentare në vend se për rreth një vit kanë lënë jashtë funksionit institucionet e pavarura, si Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Autoritetin Kosovar të Konkurrencës (AKK), Bordin e Ankesave në Komisionin e Pavarur për Media.

Këtë mosfukionalizim nga LDK po e shohin si kapje dhe politizim të institucioneve të pavarura.


Shkëmb Manaj nga LDK, në një konferencë për medie tha se shkak i mosfunksionalizimit të këtyre institucioneve komunat dhe institucionet qendrore kanë mbetur pa realizuar projekte të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të vend.

“Qeveria e Kosovës për afër një vit kanë lënë jashtë funksionit institucionet të rëndësishme të pavarura. Si Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Autoritetit Kosovar të Konkurrencës si dhe Bordin e Ankesave në Komisionin e Pavarur të Medieve. Si pasojë e mbetjes jashtë funksionit të OSHP-së komunat dhe institucionet qendrore kanë mbetur pa realizuar projekte në vlerë qindra, miliona euro të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e jetës së qytetarëve të Kosovës tek bizneset si dhe ndikojnë dukshëm në zvogëlimin e vendeve të punës në sektorin privat. Vetëm Komuna e Prishtinës nga mosfuksionalizimi i këtij institucioni ka të bllokuara 13 milionë euro”, tha Manaj.

Mbetja jashtë funksionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës sipas Manajt i hap rrugë abuzimit në tregun dominues.

“Si pasojë e mbetjes jashtë funksionit të Autoriteti Kosovar të Konkurrencës nuk mund të mbrohet Konkurrenca, respektivisht i hapet rruga abuzimi me tregun dominues, lidhjeve të marrëveshjeve të ndaluara në formën e kartelave dhe bashkimit ose përqendrimit të ndërmarrjeve, në këtë kohë kur ngritja e çmimit të energjisë dhe produkteve ushqimore ka kapluar në vendin tonë që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe familjeve, mungesa e këtij institucioni rrezikon që këto çmime të ngritën në formë të marrëveshjes dhe në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi. LDK vonesën për mosfuksinonalizimin e këtyre institucioneve e sheh si tentim, kapje e politizim të institucioneve të pavarura kushtetuese”, tha ai.

Tutje ai tha se partia në pushtet ka dështuar që të zgjedh kryetarin dhe anëtarin e OSHP-së sipas tij kjo për shkak të divergjencave të grupit parlamentar të Vetëvendosjes për të zgjedhur personat e afër me pushtetit. /KP/