LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja gati për rrëzimin e Qeverisë, e pranon edhe votën e Listës Serbe

LDK-ja gati për rrëzimin e Qeverisë, e pranon edhe votën e Listës Serbe

Lidhja Demokratike e Kosovës gjendjen e tanishme në Kosovë po e sheh si situatën më të vështirë për vendin.

Kjo parti pohon se është gati për zgjedhje, madje aktualisht edhe votat e Listës Serbe do të pranohen për ta rrëzuar Qeverinë.


Në një intervistë për Ekonomia Online, sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, tha se si zgjidhje për Kosovën janë dy alternativa.

E para sipas tij, është të shkohet në zgjedhje të reja, ndërsa alternativë të dytë ristrukturimi i Qeverisë ku do të marrin pjesë të gjitha subjektet politike.

Deklarimet se LDK-ja po bisedon për të qenë pjesë e ekzekutivit, Beqiri i quan manipulime.

“Ne jemi të gatshëm me u ul me biseduar me të gjithë, por me qenë pjesë e asaj marrëveshje të gjithë, asnjë subjekt politik mos me qenë jashtë sepse ka manipulime që po bisedohet me LDK-në me u bë pjesë e qeverisë sa për të heqë kushtimisht sipas disave Haradinajn për të ardhur dikush i LDK-së në krye, kjo nuk është e vërtetë. Zyrtarisht ne asnjë kërkesë të tillë nuk e kem dhe as nuk e pranojmë”, tha Beqiri.

Beqiri tha se LDK-ja është e gatshme për rrëzim të qeverisë sapo të i ketë në dispozicion votat për ta bërë këtë gjë, por ai tha se PSD-ja edhe pse po thotë vazhdimisht që i ka nënshkrimet por janë dyshues sipas tij.

“Ne e kemi interesimin dhe iniciativën për rrëzim të qeverisë për mocion ndaj qeverisë, mocion mosbesimi, por mbi të gjitha ka mungesë votash ne jemi të vetëdijshëm kemi pas diku 58 vota si opozitë, por kanë ndryshuar gjërat fatkeqësisht, PSD-ja tani thonë që i kanë të gatshëm nënshkrimet edhe ne i kemi, neve na duhet dikush nga koalicioni qeverisës nëse i sigurojmë votat pse jo duhet me përdor këtë mocion me rrëzu këtë qeveri, e rrugës do ishte këta vetë me shku, por vetëm nëse i prishin raportet për interesa se nuk e besoj se ndodh”, tha ai.

Ai shton se edhe votat e Listës Serbe do të pranohen, sipas tij, nëse bëhet Qeveria me votat serbe, pse edhe të mos rrëzohet.

“Mocionin eventual që do ta paraqitnim ne, kushdo që na bashkëngjitet nuk kemi me shiku i cilës parti është sepse ke bërë një koalicion qeverisës me vota edhe të shqiptarëve edhe të komuniteteve tjera nuk mundesh me thënë se ju tjerët nuk mundeni me vota të tjerëve me rrëzuar këtë qeveri, por nëse ne nuk bën atëherë pse pe mbani ju me vota të tjetër kujt, në këtë rast të komunitetit serb dhe tjerave, prandaj këto hipokrizi nuk mund të kalojnë tek qytetarët”, tha ai.

Beqiri ekipin negociator e sheh si të parëndësishëm, duke shtuar se LDK-ja është në përkrahje të dialogut, por e konsideron si të ngutshëm.

Ndërsa duke folur për taksën ndaj produkteve të Serbisë, Beqiri ka thënë se LDK-ja asnjëherë nuk ka qenë kundër taksës, por kundër vendimeve për të cilat nuk është marrë pëlqimi i ShBA-së dhe BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori