LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja e merr kryesimin e Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni: Mjerimi nuk ka kufi

LDK-ja e merr kryesimin e Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni: Mjerimi nuk ka kufi

Pas prishjes së koalicionit qeverisës në Gjilan mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo e fundit ka marrë kryesimin e Kuvendit Komunal.

Të premten kryesues i Kuvendit Komunal u zgjodh Kushtrim Kadriu, ka bërë të ditur Dega e LDK-në në Gjilan, përmes një komunikate për media.


“Ky raport u ndërrua për shkak se i pari i ekzekutivit z. Hyseni deklaroi publikisht se e ka ndërprerë bashkëpunimin e PDK-në, i cili zgjati gati dy vjet. I kishte partnerë, bashkëpunëtorë dhe e ndanë pushtetin për këtë kohë bashkë. Po ashtu, lidershipi i PDK-së njoftoi se e ka ndërprerë partneritetin për shkak të mos mbajtjes së fjalës, mos bashkëpunimit dhe partneritetit nga ana e të parit të ekzekutivit z. Hyseni, i cili e përfaqëson Vetëvendosjen”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, thuhet se ndërrimi i këtyre raporteve i ka dhënë mundësinë shumicës në Kuvendin Komunal, të udhëhequr nga LDK-ja e që përfshinë një koalicion tashmë disa vite në mes të kësaj partie, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Lëvizjes Vatra, duke krijuar mundësinë që Kushtrim Kadriu ta marrë kryesimin e kësaj agjende.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, duke thënë se “mjerimi nuk ka kufi”.

“Sot, në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal. LDK dhe PDK bashkë kanë numra të mjaftueshëm që të zgjedhin kryesuesin e ri. Ata u pajtuan kundër nesh, por pozita e vetme si copëz ndarje mes tyre nuk i le të bëhen bashkë”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

“Në këtë seancë, kasta e vjetër kleptokraste e zhvatëse zgjodhën për kryesues një asamblist që ka një grusht votash. Për më tepër, kryesuesi i ri para pak kohe është dënuar nga gjykata dhe është nxjerrë aktgjykim dënues ndaj tij”.

Ai tutje ka akuzuar partitë opozitare se janë bërë bashkë për interesa të përbashkëta e për “punë të ndyta”.

“Tash, kur kanë shumicën në Kuvendin Komunal, nuk kanë guximin që të dalin para qytetarit duke kryesuar edhe asamblenë por struken pas satelitëve që pak vite më parë i kishin kundërshtarët më të mëdhenj”, ka shkruar Hyseni.

“Është tejet zhgënjyese të shohësh, të veprosh e jetosh me nivelin e politikës së vendit tonë. Por, prapëseprapë, kjo ngjarje e shumë të tjera, për ne, që jetojmë për ndryshim, që frymojmë ndryshe, që punojmë ndryshe duhet të jetë dhe është motiv shtesë për të vazhduar rrugën drejt synimeve tona. Bashkë me qytetarët jo kundër tyre. Me ndershmëri e profesionalizëm për ndryshim!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori