Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës, me një tubim që nis nga ora 18:00 në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, LDK ka bërë të ditur se gjatë këtij tubimi do të prezantohen edhe kandidatët e saj për deputetë.


“Sot, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë tubim, do të bëhet zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë. Shihemi sot, në sallën 1 Tetori në Prishtinë. Bashkohu!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.