LAJMI I FUNDIT:

​LDK: Pushteti aktual është i shkeljeve ligjore dhe kushtetuese

​LDK: Pushteti aktual është i shkeljeve ligjore dhe kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Qeverinë për shkelje të Kushtetutës.

Sipas tyre, pushteti aktual është i shkeljeve ligjore dhe kushtetuese.


Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në konferencë për media, ka thënë se shkeljet kushtetuese janë kthyer në normë nga kryeministri Albin Kurti.

“Ky pushtet ka hyrë në histori për të keq kur ka bërë thirrje që ligjet të mos i nënshtrohen vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese. Pra, pushteti fillimisht ka bërë thirrje publike për shkelje të Kushtetutës dhe pastaj e ka shkelur. Që i bie se e kanë shkelur me vetëdije dhe për qëllime politike e përfituese Kushtetutën e vendit”, tha ai.

Sipas tij, shkelja e Kushtetutës u dëshmua edhe dje me rrëzimin e disa neneve të Ligjit për zyrtarët publikë.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se gjysma e kabinetit qeveritar e ka shkelur Kushtetutën.

“Në vend se të përjashtohen nga ekipi qeverisës, ata mbrohen e çmohen nga i pari tyre. Nga i pari që sa ishte në opozitë thoshte se kush e shkel ligjin është kriminel e kush e shkel kushtetutën është super kriminel”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori