LAJMI I FUNDIT:

LDK ende pa vendim se a do ta mbështesë Lladrovcin apo Xhemajlaj në balotazh

LDK ende pa vendim se a do ta mbështesë Lladrovcin apo Xhemajlaj në balotazh

Qytetarët e Drenasit dje votuan për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të kësaj komune, mirëpo nga 40.55% e qytetarëve që dolën për të votuar, kandidatët për kryetar nuk arritën t’i marrin votat e duhura për udhëheqjen e komunës.

Ramiz Lladrovci nga PDK-ja dhe Isa Xhmejlaj nga koalicioni Nisma për Kosovën dhe AAK, kanë shkuar në balotazh ku do të përballen sërish mes vete pas katër javëve.


Menjëherë pas lajmit që Drenasi do të ketë sërish zgjedhje, partitë tjera politike kanë dalë me deklaratat se cilin nga dy kandidatët do ta mbështesin.

Ka qenë Aleanca Kosova e Re e cila ka bërë të ditur se do ta mbështesë në balotazh kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

AKR do ta mbështesë Isa Xhemajlin në balotazh
Lexo po ashtu AKR do ta mbështesë Isa Xhemajlin në balotazh

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës e cila në nivel qendror është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë çështje.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni.

“Ende nuk është marrë vendim sa i përket kësaj çështje”, u shpreh ai.

Kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika ka arritur të marrë vetëm 1041 vota apo në përqindje 5.26%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori