LAJMI I FUNDIT:

LDK edhe në Zvicër kërkon mobilizim më të madh partiak

LDK edhe në Zvicër kërkon mobilizim më të madh partiak

Mërgimtarët në përgjithësi dhe ata të Zvicrës në veçanti, kanë rol të madh dhe të rëndësishëm në fitoren e radhës të LDK-së. Kështu u tha në takimin e Kryesisë së LDK-së me strukturat e Degës së LDK-së në Zvicër, ku u bisedua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, theksoi se Degët e LDK-së në mërgim, veçmas kjo e Zvicrës ka dhënë kontribut të madh për mbijetesën, rezistencën, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.


“Mërgimtaret tonë, dega jonë në këtë rast në Zvicër kanë qenë shtyllë dhe përkrahëse e fuqishme për punën e madhe të presidentit historik Ibrahim Rugova në bërjen e shtetit. Presidenti çdoherë ka vlerësuar lart punën dhe kontributin e bashkatdhetarëve tonë për Republikën e Kosovës”, tha ai.

Në takim është folur edhe për siç u tha qeverisjen e keqe Haradinaj,  idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, dialogun me Serbinë, FSK-në, listën e veteranët e luftës.

Muharrem Svarqa, anëtar i Kryesisë së LDK-së, kërkoi nga Dega e LDK-së në Zvicër në gjetjen e formave të bashkërendimit dhe mobilizimit për, siç tha ai, fitoren e madhe të LDK-së. /Telegrafi/