LDD dyshon për manipulime zgjedhore

LDD përmes komunikatës së lëshuar vlerëson se “neglizhenca e treguar ndaj përcaktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve, shton dyshimin tek qytetarët e Kosovës, se koalicioni qeverisës po kalkulon fituesin para ditës se votimit”.
Lidhja Demokratike e Dardanisë kërkon nga institucionet kosovare të fillojnë të tregohen serioze ndaj obligimeve kushtetuese dhe të demonstrojnë konkretisht zbatimin e tyre, duke përfshire këtu mes tjerave edhe caktimin e datës se zgjedhjeve lokale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/05/2009








































