LAJMI I FUNDIT:

LD kërkon lirimin e Zdravko Savevskit

LD kërkon lirimin e Zdravko Savevskit

Lidhja Demokratike thekson që e drejta e protestës për shprehjen e pakënaqësisë nga qeveria është e drejtë Kushtetuese dhe një nga përfitimet civilizuese, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Protestat masive nëpër Maqedoni dhe botë, vërtetojnë se ballafaqohemi me probleme serioze, sidomos në aspekt të sundimit të së drejtës dhe nevojës për ndryshime dhe drejtësi. Falja dhe mbajtja e zgjedhjeve pa pasur as kushte elementare për to, vetëm e derdh kupën e pakënaqësinë. Përpjekjet që përmes frikësimit, me paralajmërim për paraburgim për të gjithë pjesëmarrësit në protesta, në mënyrë plotësuese do ta ashpërsojnë  gjendjen dhe ajo mund të përshkallëzohet me prishje më serioze të rendit publik. LD i fton gjykatat të mos pranojnë asnjë lloj presioni politik dhe të vendosin në pajtim me ligjet. LD kërkon lirim të Zdravko Savevski. LD i fton qytetarët në protesta të qeta, sjellje korrekte me policinë dhe mbrojtje të pronës shtetërore dhe private, dhe pa prishje të rendit dhe qetësisë publike“./Telegrafi/


Gjithashtu lexo: Arrestohet Zdravko Saveski nga “E majta”, ftesa për në MPB edhe për anëtarë tjerë të