LAJMI I FUNDIT:

LD: Është e qartë se OBRM-PDUKM dhe BDI nuk mund ta formojnë qeverinë e re

LD: Është e qartë se OBRM-PDUKM dhe BDI nuk mund ta formojnë qeverinë e re

Tani për tani është e qartë si kristali se OBRM-PDUKM dhe BDI nuk kanë shumicën dhe se nuk janë në mundësinë për të formuar qeverinë, kështu kanë reaguar nga Lidhja Demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Atë e di Ali Ahmeti dhe prandaj BDI duhet të deklarojë se nuk kanë mbështetjen e mjaftueshme për zgjedhje të qeverisë. Por, edhe pa atë së shpejti do të shihet absurditeti i humbjes së kohës me ndonjë platformë nacionaliste për nevojat politike ditore. Nikolla Gruevski duhet ta kthejë mandatin dhe i njëjti tu jepet partive të cilët publikisht do të prezantohen se kanë 61 deputetë, aq sa duhet për zgjedhjen e qeverisë’, thuhet në komunikatën e LD-së.


Nga partia shtojnë se qytetarë presin ndryshime për të mirë, dhe jo pazare me interesat nacionale dhe shtetërore. /Telegrafi/