LAJMI I FUNDIT:

LB: Platforma e përbashkët politike për bisedime para Ekipit të Unitetit

LB: Platforma e përbashkët politike për bisedime para Ekipit të Unitetit

Lëvizja për Bashkim thekson se dialogu politik me Serbinë është i domosdoshëm për zgjidhjen e problemeve të mbetura shqiptaro-serbe, por sipas tyre, rruga e ndjekur e deritanishme në negociata ka qenë e gabuar.

Lëvizja për Bashkim thekson se përqendrimi në çështje bilaterale teknike, në ato të brendshme të Kosovës dhe trajtimi kryesisht i pozitës së serbëve në Kosovë nuk mund të sjell në rezultate pozitive.


“Një qasje e tillë vazhdon ta lë Kosovën jofunksionale e të varur nga pakica serbe dhe në anën tjetër i lë në harresë krejtësisht shqiptarët në Kosovën Lindore. Ndryshimi i qasjes së dialogut nuk ka dyshim se kërkon një konsensus politik të forcave politike shqiptare në Kosovë. Por para krijimit të çfarëdo ekipi të unitetit, forcat politike shqiptare do të duhej të ndërtonin një platformë të përbashkët politike për bisedimet me Serbinë. Ndërtimi i një platforme të përbashkët do të vendoste institucionet e Kosovës në pozicion shumë më serioz se deri më tani si në raport me Serbinë, ashtu edhe me BE-në, do të ndikonte në sqarimin e pozicioneve të forcave të ndryshme politike, do të ndihmonte në krijimin e një stabiliteti më të madh politik të brendshëm si dhe rezultatet e këtij dialogu politik do të ishin më të parashikueshme”, thuhet në komunikatën e LB-së.

“Ne edhe njëherë ofrojmë platformën tonë politike për zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe e që bazohet ne parimin e reciprocitetit në të drejta në mes te tri komunave shqiptare në Kosovën Lindore (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) dhe të tri komunave në veriun e Kosovës (Leposaviqit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit).  Si atëherë, ashtu edhe sot besojmë se vendosja e parimit të reciprocitetit në qendër të platformës për zgjidhjen e problemeve në mes të dy vendeve dhe popujve tanë, është rruga e vetme që do të dërgojë në zgjidhjen e kontestit shqiptaro-serb”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori